FOTO/ KPA e shkarkoi, ai paralajmëroi se nuk do e njihte vendimin. Ja veprimi që bëri sot gjyqtari Besnik Muçi

Nov 22, 2019 | 10:51
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi KPA e shkarkoi si prokuror dhe e paralajmëroi se nuk do ta njihte vendimin e shpallur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Besnik Muçi, siç shihet edhe në këtë foto, ka hyrë mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese, institucion në të cilin u emërua nga presidenti Ilir Meta, pa e kaluar vetting-un.

Besnik Muci duke hyre ne GJK
Besnik Muci duke hyre ne GJK

Një ditë më parë, Besnik Muçi tha se KPA nuk duhet të vijonte procesin e rivlerësimit ndaj tij, pasi humbi statusin e prokurorit me betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i KPA-së u kundërshtua edhe nga presidenti Ilir Meta, teksa e konsideroi “vetting të partisë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura