FOTO/ Konfirmohet takimi Rama-Makron, presidenca franceze shkruan se…

May 14, 2018 | 22:50
SHPËRNDAJE

Presidenca franceze ka zyrtarizuar takimin e Emmanuel Macron me kryeministrin  Edi Rama.

Në  faqen zyrtare në Facebook zyra e Elysee ka  publikuar axhendën e presidentit, ku në datën 15 maj është parashikuar edhe takimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Takimi i kryeministrit Rama me presidentin Macron vjen vetëm pak ditë përpara se Këshilli i Europës të japë qëndrimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Rama në një intervistë televizive tha se ai do ta bind Markon që të japvotën pro për Shqipërinë, për të hapur negociatat më BE.

rama takimi makron

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura