FOTO/ “Kokëdhima nis ndërtimin e kështjellës tjetër në breg të Himarës”

Mar 14, 2016 | 20:21
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka postuar në rrjetin social “Facebook” denoncimin e radhës të “qytetarit dixhital”.

1964853_570336429793935_3055764439697542808_n
Foto e publikuar nga Berisha

Ai ka postuar një foto në bregdetin e Himarës, ku sipas një denoncuesi, deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima po ndërton sipas tij “kështjellën e dytë”.

STATUSI I BERISHES

Qytetari dixhital informon: kusar Kokedhima vazhdon betonizimin e bregut te Himares!

“Persendetje z Berisha.Po ju nise kete foto ne cilen tregohet nje tjeter ndertim i paligjshem Kusar kocos ne himare.

Ne kete zone ku tani buze uje po hidhet beton ndodhej nje objekt ekzistues qysh i kohes se komunizmit dhe me pas ai objekt me privatizim ju dha familjes Beno. Para disa muajsh me nderhyrjen direkt te Koço Kokdhimes objekti i familjes Beno u shemb ne menyre abuzive.

Koco dhe Edvini e paraqiten shembjen sikur u be sepse kish nevoje per heqjen e barrierave prane detit. Por vec nje vit me pas ne banoret e himares po shohin themele te reja mu buze detit. Duke vjedhur dhe prishur pronat private, uzurpatoret e rinj po ndertojne objektet e tyre mu ne det per kusaret e pushtetit.Ju lutem paraqiteni kete abuzim te rende por me ruani anonimatin!”

SS: Ne foto, perveç betonizimit qe shtrihet gjere buze ujit, duket mire dhe njera nga kullat binjake shumekateshe qe kusar Kokedhima ndertoi ne Himare gjate qeverisjes socialiste te qytetit 14 vjet me pare! (shenimi eshte i imi) sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura