FOTO/ Kodheli i lë vendin Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Sep 13, 2017 | 21:01
SHPËRNDAJE

Ministrja e re e Mbrojtjes Olta Xhaçka mori sot detyrën pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar.

KodheliOlta Xhaçka bëri betimin në Presidencë bashkë me kryeministrin, Edi Rama dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori detyrën, të cilën ia dorëzoi paraardhësja e saj, Mimi Kodheli.

Olta Xhaçka është e dyta femër që zgjidhet ministre e Mbrojtjes, pas Mimi Kodheli, e cila drejtoi për 4 vite me radhë këtë dikaster të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura