Foto/ Klosi ‘shet’ gjelin e egër të Siberisë si specien e shpëtuar në Tomorr, por del zbuluar dhe fshin postimin

Nov 20, 2018 | 23:06
SHPËRNDAJE

Blendi-Klosi-gafa-gjeli-egerIsh-banori i “Big Brother”, Algen Nikolla ka nxjerr zbuluar Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili në një postim në faqen e Facebook ka prezantuar fotografitë e një specia në zhdukje, ato të gjelit të egër në Parkun Kombëtar të Tomorrit.

Por Nikolla ka publikuar një fotografi të një faqen online ruse, ku duket që është e njëjta foto me atë të postuar në statusin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Fotoja te Blendi Klosi që shpëtoi Gjelin e Egër. Fotoja e Wild Siberia e sitit rus. Fotoja ka dalë në 2016 në Kamçatka. Të njëjtët i paska kap Blendi në Park të Tomorit. Ngelët tu na kopju rusët…”, ironizon ish-banori i Big Brother.

Më herët në statusin e publikuar nga ministri Klosi, postim i cili nuk gjendet më në faqen e tij të Facebook, thuhej se kjo specia e rrallë e faunës u shpëtua fale moratoriumit të gjuetisë.

“Pasi rrezikoi zhdukjen, një nga speciet e rralla të faunës së egër, është vrojtuar sërish nga ekspertët në Parkun Kombëtar të Tomorit. Gjeli i egër, i shtuar së fundmi falë qetësisë nga moratoriumi i gjuetisë, është tashmë pjesë e një projekti europian, të zbatuar nga zonat e mbrojtura”, thekson Klosi.

Algen-Nikolla

Statusi i fshirë i Blendi Klosit

Pasi rrezikoi zhdukjen, një nga speciet e rralla të faunës së egër, është vrojtuar sërish nga ekspertët në Parkun Kombëtar të Tomorit. Gjeli i egër, i shtuar së fundmi falë qetësisë nga moratoriumi i gjuetisë, është tashmë pjesë e një projekti europian, të zbatuar nga zonat e mbrojtura.

Me një program dy vjeçar në fshatrat, Tomor, Dardhë dhe Kapinov të Beratit, zonë e njohur ndryshe si “shtëpia” natyrore e kësaj specieje që për shkak të rrezikut është përfshirë në listën e kuqe.

20 ha do të pyllëzohen me një vlerë 20 mijë euro, për të përmirësuar habitatin në favor të shtimit të këtij kësaj specieje. Do të riaktivizohet një rrugë e vjetër që të çon në mes të pyllit dhe do të ngrihet një strukturë e thjeshtë druri për të vrojtuar këtë shpend e peizazhin përreth.

Përveç një mjedisi më të mirë, banorët do të kenë mundësi të ofrojnë shërbime guide, akomodim dhe ushqimet karakteristike bio, për të gjithë të apasionuarit e kundrimit të zogjve dhe të ngjitjes në Malin e Tomorit.”KLosi-faqja-facebook

Statuset e fundit të Klosit në Facebook

klosi-statuset e fundit1 klosi-statuset e fundit

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura