FOTO/ Kjo është Natasha, i zhvati biznesmenit italian mijëra euro

Aug 23, 2017 | 22:52
SHPËRNDAJE

Kjo qe shihni ne foton me poshte, eshte shqiptarja Natasha Kaciqi, 28-vjeçarja e cila u arrestua nje dite me pare nga policia italiane në Padova, pasi dyshohet se i ka zhvatur një biznesmeni italian me të cilin kishte një marrëdhënie rreth 33.500 euro.

image-2

Fillimisht shqiptarja i ka kërkuar të dashurit të saj 55-vjecar një apartament në Shqipëri ku do jetonin së bashku, por pasi lidhja është ndërprerë ajo ka vijuar t’i bëjë presion se do i tregonte gjithçka bashkëshortes së tij dhe t’i zhvasë para biznesmenit që ishte i martuar.

Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ka qene të hënën ku rreth orës 22:00 shqiptarja së bashku me ish- të dashurin kishin lënë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s. 28-vjecarja shkoi në vendin e takimin me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian nga Bari, me të cilin bashkëjetonte në provincën e Treviso-s.

Në momentin që do bëhej shkëmbimi i parave, policia ka ndërhyrë duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj të ri. Në makinën e 28-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.
rtrgfbv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura