FOTO/ Këta janë dy shqiptarët e arrestuar për pornografi me të mitur

May 31, 2017 | 15:40
SHPËRNDAJE

Publikuar me lejen e Prokurorisë së Amaliada, policia greke ka nxjerrë të dhëna dhe fotografitë e dy burrave shqiptarë, të cilët u arrestuan në Amaliada më 23 maj 2017 për pornografi me të mitur. Të arrestuarit janë: Qemal Bala dhe Hasan Prenci.

amaliaa-708-1496221505

Sipas policisë, të dy të pandehurit kishin bërë profile të rreme në Facebook dhe përmes tyre kanë krijuar kontakte me vajzat në moshë të mitur dhe dërgonin fotografi dhe video lakuriq.

Sidomos njëri prej tyre, 40 vjeçari Qemal Bala, mbante profile të ndryshme në të cilat ai shfaqet edhe si mashkull edhe si grua dhe ishte në komunikim me vajzat e moshës 11 vjeçare.

I arrestuari i dytë, sipas hetimeve, kishte dijeni për materialet pornografike dhe madje e ndihmonte veprimtarine e 40-vjeçarit Bala.

Të dy ata ishin me qëndrim të paligjshëm në Greqi, shkruajne mediat greke.

amalia-2-1496221500 amalia1-6-1496221502

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura