FOTO/ Kapet me 1500 fara kanabisi kultivuesi nga Tirana. Do ngrinte fermë

Apr 30, 2016 | 9:20
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka arrestuar në aksin rrugor Levan-Tepelenë një person, i cili kishte nën posedim 1500 fara kanabisi

13128870_1169055319795198_2146048477_oI arrestuari është Astrit Hodo, 55 vjeç nga Tirana, me banim në Allias. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa AA 913 LG, në çantën e krahut iu gjetën 1500 fara bime narkotike e dyshuar si kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1500 farat e bimës narkotike si edhe mjeti me të cilin po udhëtonte.

Dyshohet se Hodo i kishte blerë farat e kanabisit për t’i mbjellë më pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura