FOTO/ Kapet anëtari i fundit i bandës “Kafe Droga” në Itali, është shqiptar

Feb 6, 2016 | 20:10
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka vënë në pranga anëtarin e fundit të bandës famëkeqe të kokainës, e quajtur “Kafe Droga”.

Broshja
Erjon Broshka

I arrestuari është shqiptari 30-vjeçar, Erjon Broshka, person me rekorde kriminale dhe që gjatë operacionit për shkatërrimin e bandës së kokainës mundi t’u shpëtonte karabinierëve.

Policia italiane dhe karabinierët u vunë menjëherë në ndjekje të shqiptarit. Fotot e tij u shpërndanë në të gjithë Italinë, por shqiptari kishte mundur që të arratisej deri në Kroaci.

Interpoli i Kroacisë i çoi informacione Interpolit italian se shqiptari ishte parë në Dubrovnik, 24 orë pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai mundi t’u shpëtonte edhe policëve atje, duke u larguar me shpejtësi me një automjet. Shqiptari mundi të shkonte deri në Raguza, përpara se të arrestohej nga policia.

Shqiptari ishte pjesë e një klani kokaine, që shfrytëzonte si bazë një kafene, prej së cilës mori emrin “Kafe Droga”. Qendra ishte qyteti i Raguzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura