FOTO/ Kapen me 20 kg drogë në Turqi 2 vajza dhe 2 djem shqiptarë

Jun 29, 2016 | 19:49
SHPËRNDAJE

Policia kufitare turke e Ipsalës ka arrestuar dy vajza dhe dy djem nga Shqipëria, të cilët në mjetin e tyre kishin 20 kg kanabis sativa.

13563180_10154169368743260_2089868249_n
Pika kufitare e Ipsales ku u kapen shqiptaret

Burimet të “Panoramës” në Stamboll, thonë se droga u zbulua përmes skanerit me rreze X. Të rinjtë janë, Eri Vraja, nga Fushë-Kruja, Ervin Hidri nga Laçi, Ana Luto nga Ballshi dhe Elisara Arifaj nga Kukësi.

Ata ishin nisur nga Tapiza e Fushë-Krujës për në Turqi për pushime. Droga ishte fshehur në mjetin tip “Passat” të Eri Vrajës.

Eri Vraja, pronari i mjetit pasat i kapur me droge ne Turqi
Eri Vraja, pronari i mjetit “Passat” i kapur me droge ne Turqi

Ai madje i ka bërë edhe një vend të posaçëm në mjetin e tij drogës. Edhe pse dy vajzat thanë se nuk kishin dijeni për drogën, ato janë arrestuar nga Policia turke.

Mësohet se vajzat janë studente dhe të dashurat e dy djemve. Policia turke vazhdon hetimet për të gjetur destinacionin e drogës, ndërsa mësohet se Vraja ka marrë përsipër autorësinë e trafikut.

Tashmë ndaj shqiptarëve rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura