FOTO/ Kandidatja e LSI denoncon drejtoreshën e gjimnazit: Po shpërndajnë ushqime në këmbim të votës!

Apr 14, 2021 | 16:42
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e PS FierKandidatja e LSI-së në Fier, Kejdi Mehmetaj ka akuzuar Partinë Socialiste se ka nisur blerjen e votave, duke shpërndarë ushqime.

Mehmetaj ka publikuar foton e kryetares së Forumit të Gruas së PS-së, e cila është dhe drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit, Fatbardha Merkaj, e cila sipas saj, sëbashku me punonjës të bashkisë kanë shpërndarë ushqime në lagjen “Dautaj” në Fier.

“Kjo është mënyra e të bërit “fushatë” e rilindjes.  Po ndodh sot në Gorishovë, ora 13:55:

Fatbardha Merkaj, Kryetare e Forumit të Gruas PS, njëkohësisht drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit së bashku me punonjës të bashkisë Fier, në vend se të ishin në krye të detyrës, janë mbledhur “kokë më kokë” në bagazhet e makinave në lagjen “Dautaj” duke shpërndarë ushqime.

Asnjë vjedhje, mashtrim apo ndonjë mënyrë tjetër rilindase nuk do i ndalë fierakët të votojnë të lirë e të zgjedhin të duhurit.

25 Prilli është afër dhe ndryshimi po vjen. Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, do ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë vendet Europiane”, thekson Mehmetaj.

Kjo është mënyra e të bërit “fushatë” e rilindjes. ⬇️
Po ndodh sot në Gorishovë, ora 13:55:
Fatbardha Merkaj, Kryetare…

Posted by Kejdi Mehmetaj on Wednesday, April 14, 2021

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura