FOTO/ Kamionçina përmbyset në autostradë, në aksident përfshihet dhe një urban

Nov 23, 2017 | 10:50
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në segmentin e Unazës së Madhe, afër përfundimit të saj tek TEG. Tre automjete, një kamionçinë, një kamion i tonazhit të mesëm dhe një autobus linje interurbane janë përfshirë në aksident pas përplasjes mes tyre. Siç shihet edhe nga pamjet kamionçina është përmbysur. Fatmirësisht nuk ka viktima, përveç dy pasagjerëve, që kanë pësuar gërvishtje të lehta.
auto_23794783_554324171572434_7522937722991676033_n1511427432 auto_23755235_554324198239098_2345514585153635664_n-678x3811511427431
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura