FOTO/ Jo vetëm me dy grupime, tashmë dhe me dy seli, zbulohet godina ku do të qëndrojnë demokratët e Enkelejd Alibeajt

Mar 18, 2023 | 22:54
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike përveçse me dy grupime tashmë është e ndarë dhe me dy seli të ndryshme. Pas vendimit të Apelit, Enkelejd Alibeaj bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash.

enkelejd-alibeaj

Nga fotot e siguruara nga “Balkan Web”, shihet që në hyrje është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike, dhe selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.

alibeaj pd

Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura