FOTO/ “Jezusi ta di emrin. Ai që dëgjon fjalën time…”, objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi

Jul 6, 2020 | 18:37
SHPËRNDAJE

Zhaneta Josifi, bashkë me të bijat, Anisa dhe Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar, ndërmorën aktin e rëndë të vetëflijimit, duke besuar se do të ringjalleshin, ndërsa ishin praktikante të një sekti fetar.

Në banesën e tyre, ku u dergj e vdekur prej 15 muaj Anisa, janë gjetur objekte me natyrë fetare, e përkatësisht, tekste të shkëputura nga Dhjata e Re.

l1ll1

“Jezusi ta di emrin”, shkruhet në një prej sendeve, të publikuara nga “Top Channel”, ndërsa në tjetrin teksti është më i gjatë: “Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them Ai që dëgjon fjalën Time, dhe i beson Atij që më ka dërguar Mua, ka jetën e amshuar dhe nuk i nënshtrohet gjykimit, por ka kaluar nga vdekja në jetë”.


Ndërkohë, ditën e sotme u nxorën jashtë objektet e familjes Josifi, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi, si dhe u dezinfektuan ambientet e shtëpisë.

 

Në dëshminë e saj, Blerta Josifi, tha se e motra, Anisa, kishte ndenjur dy muaj pa ngrënë deri sa vdiq, ndërsa një vit më pas, ajo dhe e ëma, Zhaneta, nisën sakrificë, duke mos ngrënë, por vetëm duke pir ujë nga çezma që e filtronin me napa. Ato luteshin dhe e lyenin kufomën e 30-vjeçares me uthull.

l2l2l-1

Deshmia tronditëse e Blerta Josifit 

Që kur isha 15 vjeç kam ndjekur Dëshmitarët e Jehovait. Më vonë kemi qenë edhe në Kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar, por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë.

Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019.

Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrëne gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjumë të thellë, sepse u pushtua nga demonët.

Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë.

Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim.

Gjithë diten luteshim për të kthyer në jetë motrën.

Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej.

Pas kësaj, unë vazhdova ritin derisa erdhi policia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura