FOTO/ “Jemi gati”, Baloteli gati t’i vërë flakën vendit… përsëri

Dec 31, 2021 | 7:27
SHPËRNDAJE

Baloteti  është unik për shkak të karakterit të tij mjaft të veçantë, por dhe talentit që fatkeqësisht e çoi dëm në karrierë. Italiani po përgatitet për Vitin e Ri në stilin “SuperMario”.

balo

Baloteli postoi një foto në “Instagram” ku ka mbushur makinën e tij me fishekzjarrë. Gjithashtu në foto përmendej dhe ish-skuadra e tij Mançester Siti. Jo më kot sepse sulmuesi ka qenë protagonist në një ngjarje mjaft humoristike kur ishte pjesë e anglezëve.

Ai i vuri flakën shtëpisë së tij në atë kohë për shkak se ndezi një fishekzjarr në banjo. Si pasojë gjithçka u dogj dhe u deshën dy zjarrfikëse që të shuanin gjithçka. Baloteli do mbetet “SuperMario” gjithmonë.

baloteli

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura