FOTO/ Ja shqiptari që mbahej prej kohësh nën vëzhgim, por dje….

Jul 27, 2017 | 9:32
SHPËRNDAJE

Ky që shihni në foton më poshtë është 30-vjeçari shqiptar i identifikuar si Liserd Lula, me banim në San Giorgio, i cili prej disa kohësh mbahej nën vëzhgim nga policia italiane pasi dyshohej si shpërndarës droge.

Ai u vu në prangat e policisë dje, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet armë, fishekë, bombola gazi dhe pajisur silenciator si dhe një thikë të madhe, të tipit “Rambo”.

2584396_1258_lula_liserd_1

Po ashtu, në banesën e 30-vjeçarit është gjetur edhe një sasi droge prej 390 gram marijuanë.

Dyshohet se shqiptari e ushtronte aktivitetin e tij në zonat bregdetare, ku drogën ua shiste kryesisht të rinjve.

Ai ndodhet në paraburgim, ku ndaj tij rëndojnë akuza e trafikimit të drogës dhe posedimit të armëve pa leje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura