FOTO/ Ja kush janë dy viktimat e atentatit në Vlorë

Jul 25, 2016 | 14:13
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme dy persona humbën jetën nga breshëritë me kallashnikov, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Krimi u regjistrua në lagjen “Partizani”, pranë Bashkisë së Vlorës, ku ka mbetur viktimë Ilir Deromemaj, rreth 53 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pronar i një pike eurollotoje në këtë lagje, si dhe Dhimitër Çani, rreth 60 vjeç, banues po në Vlorë.

Ilir
Ilir Deromemaj, rreth 53 vjeç
13814414_579941572194236_956786328_n copy
Dhimitër Çani, rreth 60 vjeç

Këta të dy ndodheshin në një tavolinë, në pjesën e jashtme të lokalit të basteve, bashkë me moshatarin e Deromemajt, Krenar Runaj, 53 vjeç, edhe ai banues në lagjen “Partizani”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura