FOTO/ Ja kush është i kërkuari, personi që organizoi vrasjen e Devi Kasmit

Feb 3, 2018 | 19:46
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Aurel Hoxhallari, personi që u shpall në kërkim dje nga Policia e Tiranës, si organizator i grupit të strukturuar kriminal, që realizoi vrasjen e Devi Kasmit, nuk eshte emer i panjohur per policine. Ai ishte arrestuar edhe më parë për një tjetër vrasje me pagesë, që dështoi.

aurel-hoxhallari

Dje policia njoftoi zyrtarisht se shtetasi i shpallur në kërkim, Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal. Ai eshte personi qe shihni ne kete foto, teksa eshte arrestuar edhe me pare.

Dje gjate operacionit qe coi ne pranga ekzekutorin grek te Devi Kasmit dhe bashkepunetoreve ne krim, forca të shumta të Policisë së Tiranës kanë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar, si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në fshatin Mëzez, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera, në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizonit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të Policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamuflazhi, etj.

Mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes. Gjithashtu edhe 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit, 4 armë automatike, 2 snajperë, 4 pushkë automatike, 1 armë antitank me 2 predha, 1 bombë me telekomandim në distancë, sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol, 4 radio marrëse, një dron, 2 maska dhe 110 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura