FOTO/ Vrasja e Çiços, një nga autorët djali i Hysni Milloshit

May 24, 2016 | 16:39
SHPËRNDAJE

Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë. · Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të 2 me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale janë dy autorët e dyshuar të vrasje së Elton Çiçës sipas Policisë.13275865_10209490417243114_1672801084_n

Renato Milloshi rezulton se është djali i Hysni Milloshit, ish-kryetarit të Partisë Komuniste.

Policia e Tiranës nuk dha informacion mbi arsyet e vrasjes së Çicës, pasi konsiderohet ende çështje në hetim.

Nga videoja e momentit të vrasjes së Çiçës në një lokal në Tiranë, shihet që autori i vrasjes është një person me kapele që nuk mund të identifikohet.

Nuk dihet se kush është personi me kapele Milloshi apo Alia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura