FOTO/ Iu prish autobusi dhe u eliminua nga Kupa, ja çfarë shkruan Bylisi për incidentin

Dec 13, 2017 | 17:47
SHPËRNDAJE

Bylisi do të luante sot ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit. Sfida e parë kishte përfunduar 2-1, në favor të Bylisit, por incidenti që i ndodhi sot me autobusin, e la jashtë Kupës ekipin nga Ballshi, pasi u paraqit me vonesë në stadium, ndërkohë që arbitri i sfidës kishte akorduar fitoren 3-0 në tavolinë për Luftëtarin.

bylis

Ndërkohë, në faqen e saj në Facebook, Bylis shkruan se kishte kërkuar mirëkuptimin e zyrtarëve të ndeshjes për këtë vonesë, por diçka e tillë nuk u arrit. Gjithashtu, ballshiotët i kërkojnë ndjesë tifozëve. Ja postimi i plotë i klubit.

bylis postimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura