FOTO/ Iu bë atentat mbrëmë, kush është i “forti” i Fushë Krujës. Nga plumbat mbeti e vrarë halla e tij

Sep 22, 2019 | 10:32
SHPËRNDAJE

Një atentat me armë mbrëmjen e shkuar në Fushë Krujë, përfundoi me vrasjen e një 50 vjeçareje, Shpresa Basha ndërsa mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasit Marklen Haka.

haka

Ai ka mbërritur rreth orës 23:30 minuta me një makinën luksoze në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Marklen Haka, 28 vjeç, është një personazh i njohur për policinë.

I konsideruar si një nga të “fortët” e Fushë Krujës, ai është arrestuar në shtator 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël.

Haka u arrestua në posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili transportoi mbrëmjen  e shkuar atë dhe hallën e tij drejt spitalit.

1 mariglen haka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura