FOTO/ Ish-ministri grek i Financave surprizon me veshjen, Tsipras: S’ka gusto, por s’është hajdut

Jul 31, 2015 | 21:58
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe të klasës politike në vend. Por ketë herë jo më me deklaratat e tij për krizën e borxhit me Greqinë, por me veshjen e shfaqur në Parlament.

Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis
Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis

Gjatë një seance parlamentare në Athinë, ai u prezantua me një këmishë rozë dhe me një dizajn që sipas mediave të huaja, është cilësuar si shumë i veçantë. Për këtë veshje ish-ministri i Financave tërhoqi jo vetëm vëmendjen e fotografëve, por edhe të kryeministrit grek, Aleksis Tsipras.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, Tsipras duke mbrojtur punën e ish-ministrit iu drejtua kundërshtarëve politik duke thënë se “mund të thoni që Yanis ka gusto të këqija për këmishat, por jo se është një hajdut”.

174036404-55eb5be1-4b7c-4f4e-8776-633bcef76ca0
174036108-7b45da93-96c4-4a73-9db1-0f5ca63fa2a0
174036248-93f2a6df-60fe-4d02-8d65-b665c4e70b53
173137112-8a6a66e3-d8ce-4f1d-b0b4-b8f282158bc5
173136785-6cedc11d-b034-495e-b380-c3417c68fc26
173137157-96912217-c13f-4a76-bf9e-868ae0df8d2f
173136828-9f7b625c-fb30-4afe-a010-e2cd9728b2ba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura