FOTO/ Ilir Meta pret në Presidencë 200 heroina të Luftës së Kosovës

Jun 25, 2018 | 19:37
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta është takuar sot me 200gra heroina të Luftës së Kosovës,  viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës.

Meta ka ndarë një foto së bashku me to në Facebook ku ka falenderuar “ish-Presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës”.

35195617_1805407519505513_8944856958330994688_n

Postimi i plotë i Metës:

Sot pata një takim tepër emocionues, me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës.
Falenderoj në veçanti, ish-Presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura