FOTO/ I vdekuri mbi 30 orë në rrugë, disa persona luajnë futboll aty pranë

May 22, 2020 | 19:27
SHPËRNDAJE

Trupi i të vdekurit qëndron mbi 30 orë në rrugë, ndërsa viktimat nga koronavirusi shkojnë mbi 20 mijë.

28709378-8348285-image-a-85_1590159867209

Trupi i një njeriu të vdekur mbeti i shtrirë në rrugët e Rio për 30 orë, ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në Brazil, ka arritur në më shumë se 20,000.

Familja e Valnir da Silva, 62 vjeç, thotë se ishte viktimë e pandemisë së Covid-19, i cili po merr jetë të shumta në mes të komuniteteve të margjinalizuara të Rio-s, duke çuar shërbimet publike në kaos.

Trupi i tij u zbulua i shtrisë midis një rreshti makinash të parkuara dhe një topi të vogël futbolli, pasi vendasit vazhduan të luanin lojën ngjitur me kufomën e tij.

Vendi është bërë epiqendra vrastare e koronavirusit të Amerikës së Jugut, ndërsa shkon drejt pikut, në të njëjtën kohë kur qeveria heq rregullat që lejojnë përdorimin e shtuar të një ilaçi të diskutueshëm dhe të paprovuar të malaries për të trajtuar pacientët.

28708716-8348285-image-a-83_1590159620493

Këtë javë Brazili u rendit si vendi i tretë në botë sa i përket numrit të të prekurve me koronavirus me gati 310,000, duke mbetur prapa Rusisë dhe SHBA-ve.

Vdekja e parë në Brazil për shkak të covid-19 u regjistrua më 18 mars dhe që atëherë ka lëshuar një tërbim të pamëshirshëm dhe të përhapur në të gjithë vendin. Deri të premten, numri i të vdekurve shkoi në 20.047.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura