FOTO/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është 37-vjeçari me dy mbiemra i kapur dje në Vlorë. Zbardhet skema e arratisjes nga drejtësia italiane

May 28, 2020 | 14:55
SHPËRNDAJE

37-vjeçari, Ergust Dumitru (Bubeqi) është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë si autor i disa veprave penale.

Ergus Dumitru Bubeqi

Policia njoftoi se Ergust Dumitru ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Hetimet

Në vitin 2008, karabinierët e Pescaras, në operacionin “Carpe Diem”, nën drejtimin e prokurorit të Antimafia të Aquila, kishin arrestuar Bubeqin së bashku me 27 persona të tjerë, si anëtar i një organizate kriminale e të përbërë nga të paktën 60 persona, përfshirë romë dhe shqiptarë.

Mediat vendase raportojnë se këta persona kishin bere nje pakt për administrimin e fluksit të trafikut të drogës nga jashtë për në Abruzzo dhe më pas do ta shperndanin në të gjithë tregun Italian.

Pas ekzekutimit të masës ‘arrest me burg’ në vitin 2018, Bubeqi kishte humbur gjurmët dhe policia nuk kishte më asnjë shenje te tij.

Rindërtimi i skemës së arratisjes

Por hetimet i lejuan karabinierët e Vastos dhe Montesilvano të rindërtojnë skemën e “zhdukjes” dhe u zbulua se Bubeqi ka përdorur dokumentet false. Përmes përdorimit të dokumenteve false ai u transferua në Belgjikë dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku ndryshoi në mënyrë të ligjshme mbiemrin, duke marrë atë të gruas së tij rumune, që jeton në San Salvo.

Kështu nëpërmjet rindërtimit të skemës së arratisjes së Bubeqit, Zyra e Prokurorisë Publike të Aquila nxori menjëherë një urdhër arresti ndërkombëtar, ku u be e mundur edhe kapja e tij diten e djeshme.

bubeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura