FOTO/ I riu shqiptar shkon në plazh për pushime, bën gabimin e rëndë ku tentoi të hidhej në det

Aug 14, 2020 | 19:32
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë teksa kishte shkuar për pushime.

elicottero-elimedica-spiaggia-mare

24 vjeçari sipas mediave italiane, ishte zhytur në shkëmbinj pa e ditur se thellësia ishte e cekët, ndoshta i gënjyer nga dallgët e detit. Për pasojë, ai goditi kokën si dhe gëlltiti shumë ujë.

Për fat, disa notarë kuptuan se çfarë po ndodhte dhe menjëherë shpëtuan 24-vjeçarin, së bashku me rojet e shpëtimit që e sollën në breg.

Shërbimet e urgjencës shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ku më pas iu bashkua edhe një helikopter që mbërriti nga Bolonja dhe u ul në plazh.

Djali, në gjendje gjysmë të pavetëdijshme, u transportua në spitalin Bufalini në Cesena në gjendje të rëndë shëndetësore.WhatsApp Image 2020-08-14 at 12.32.03 WhatsApp Image 2020-08-14 at 12.32.04 WhatsApp Image 2020-08-14 at 12.32.05

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura