FOTO/ “I forti” i Bulqizës tenton t’i ikë Policisë, kapet me këmbë të thyer

May 5, 2016 | 8:00
SHPËRNDAJE

Një person i dënuar disa herë është arrestuar në flagrancë pasi u kap me armë zjarri dhe municione. Komisariati i Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër prangosën Martin Bibën.

13169910_10207479248836950_1772822089_o

50-vjeçari rezulton i dënuar disa herë më parë për “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”. Shtetasi i lartpërmendur ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.13152817_10207478973910077_350028877_n

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan: 1 armë zjarri Kallashnikov me dy krehra të lidhur me natriban me njëri-tjetrin, 5 arka me fishekë model 56, një krehër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij, një bobinë me 500 m fitil detonator.13161225_10207478973830075_139100477_o

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.


“I forti” i Bulqizes by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura