FOTO/ Hoxha e Batha bëjnë humor me gjobat, tifozët: Kujdes nga “Panorama Sport”!

Sep 21, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Ka mjaftuar një foto e publikuar në “Instagram” nga Alban Hoxha ku shihet në fushën e stadiumit “Selman Stërmasi” me Malotën dhe Prognin, i cili qesh, që mes lojtarëve të kuqtë të nisë një komunikim me shumë humor.

hoxha progni

“Ca ka ky Progni o Malot”, shkruan Hoxha, por ai që përgjigjet direkt është mesfushori Batha që gjuan “Gjob???”. Më pas, biseda kalon te syzet, që me sa duket ka qenë edhe tema e bisedës mes futbollistëve, por Progni kujtohet dhe më pas dhe i kthen përgjigje Bathës në lidhje me gjobën. “O Bathe mos hap panik”, ndërsa Malota kthen përgjigje: “Gjob se nuk lejohen syzet”.

hoxha

Por, në këtë komunikim futet edhe një prej tifozëve të Partizanit, që u kujton futbollistëve se ditën tjetër do të jenë pjesë e faqeve të “Panorama Sport” me komentet e tyre. Alban Hoxha është gjobitur pak ditë më parë nga klubi për thyerje të rregullores.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura