Foto/ Historiani publikon dokumentet e CIA-s për kampin e Tepelenës: Turp kush e quan Aushvici shqiptar

Mar 28, 2018 | 23:23
SHPËRNDAJE

Historiani Pëllumb Xhufi ka publikuar në studion e “Arena” në Ora News një dokument të CIA-s rreth kampit të Tepelenës. Ai thekson se konsiderimi i këtij kampi si Aushvici shqiptar është banal.

xbufi

Xhufi: Çështja e kampit të Tepelenës ishte ndoshta kampi më i mirë se kampet e tjera. Kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm. Askush nuk e thotë pse u ngrit ky kamp. Pas prishjes me Jugosllavinë, ka ndodhur një gjë e madhe pasi Jugosllavia ngriti bazat në Prizren dhe në Ulqin, ku organizoheshin grupet që arratiseshin nga Shqipëria. Armatoseshin, vinin dhe bënin aksione. Në këtë kamp u izoluan familjet kryesisht nga veriu.

Këta që e kanë promovuar çështjen e këtij kampi ku është angazhuar edhe Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tepelenës, e kanë quajtur Aushvici shqiptar, kampi i shfarosjes në masë. Po ta dëgjojnë lobet çifute do të tmerrohen sepse është një banalizim. Unë kam pasur rastin të shoh dokumentet e CIA-s për këtë kamp që ishin informuar nga njerëz nga brenda. Ata thonë që këta janë familjet e njerëzve të arratisur të sponsorizuar nga Jugosllavia.

Hila: A ka një numër të vdekurish në këtë kamp? Thuhet se kanë vdekur 300 fëmijë.

Xhufi: Absolutisht jo! Kanë qenë kazermat e ushtrisë deri në fund të viteve 60. Ato i ka ngritur ushtria italiane, ndërtesa solide me tulla./dritare.net.

img_4272-1-211x300 img_4273-2-225x300 img_4274-1-221x300

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura