FOTO- Hiri mbulon 80 mijë hektarë tokë bujqësore në këtë shtet

Sep 22, 2020 | 19:25
SHPËRNDAJE

Një shpërthim vullkanik në Ekuador ka mbuluar me hi 80,000 hektarë tokë bujqësore në Ekuador, thotë qeveria e vendit andean.

phpThumb_generated_thumbnail

Zonat më të prekura janë provincat e Chimborazo dhe Bolívar në Ekuadorin qendror por Guayas dhe Los Ríos në perëndim gjithashtu janë goditur nga hiri.

“Ne nuk e dinim nga vinte gjithë ky pluhur”, i tha banori Feliciano Inga gazetës El Comercio.

“Ne pamë qiellin të errët dhe u frikësuam”, shtoi ai ndërsa përpiqej të shkundte hirin mbi misrin  për të ushqyer katër lopët e tij.

_114564259_7e708a56-ea5a-481c-bfd7-a3b51f5c0c8f

Hiri vjen nga Sangay, një nga vullkanet më aktive të Ekuadorit. Një shpërthim i fuqishëm të dielën krijoi një re hiri të errët, e cila arriti një lartësi prej më shumë se 12,000 m.

_114564256_1c38bcd8-7441-4ebc-9f03-bb359a76b1b2

Sangay është një nga tetë vullkanet në kontinentin e Ekuadorit të cilët kanë qenë aktivë në pesë shekujt e kaluar. Shtatë të tjerët janë Cotopaxi, Tungurahua, El Reventador, Cayambe, Guagua Pichincha, Chacana dhe Sumaco.

_114564257_mediaitem114558969

Sangay është i vendosur në një rajon kryesisht të pabanuar në provincën e Morona Santiago, por shpërthimi i së dielës ishte aq i fuqishëm sa hiri – i ndihmuar nga erërat e forta – është transportuar në rajonin bujqësor dhe blegtoral të Ekuadorit.

_114564253_d4d8e344-c1be-4e9e-810c-1a0ae3744790

Ministria e bujqësisë e Ekuadorit ka ofruar ndihmë për pastrimin e kullotave dhe të korrave në zonat më të goditura, duke përfshirë furnizimin me racione ushqimore për bagëti dhe pompa uji për të ndihmuar pastrimin e të korrave.

Aeroporti ndërkombëtar në qytetin port të Guayaquil u mbyll gjithashtu përkohësisht.

_114564251_5711b65e-14c8-4726-af8e-14d1d771b785

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura