FOTO/ Hije skandali te Serbia, djali i Vuçiçit shoqërohet në Rusi me kriminelë

Jun 19, 2018 | 18:50
SHPËRNDAJE

Fitorja me Kosta Rikën, nuk ka kaluar pa u komentuar në Serbi. Jo për rezultatin, por skandali ka shpërthyer tek kombi ballkanas, për një foto që qarkullon, ku duket djali i presidentit Aleksander Vuçit, i shoqëruar nga dy persona me rekorde kriminale.

djali i vucic

Danilo Vuçiç, shihet mes Milan Krasiç dhe Aleksandar Vidojeviç në tribunat e stadiumit “Cosmos Arena”. Krasiç është pjestar i grupit famëkeq “Alcatraz” dhe është dënuar me 15 vite për vrasjen e një tifozi të ekipit të Partizanit të Beogradit, në vitin 2011.

Vidojeviç, është personi që shoqëronte djalin e presidentit në këtë takim dhe ka disa rekorde kriminale. Siç raportojnë mediat, këta persona kanë udhëtuar me një avion charter, ku gjendeshin edhe 2 ministra të qeverisë serbe.

KSOVO; VUCIC; MANASTIR BANJSKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura