FOTO/ Helikopteri ushtarak bie në ujërat e detit Adriatik, grupet e shpëtimit nxjerrin trupin e një personi

Jan 27, 2020 | 14:28
SHPËRNDAJE

Një helikopter ushtarak kroat u rrëzua sot në detin Adriatik gjatë një fluturimi stërvitor, tha Ministria e Mbrojtjes kroate.

grupe shpetimi

Ministria nuk bëri të ditur numrin e njerëzve që gjendeshin brenda “Kiowa OH-58D”.

Sikurse raportojnë mediat lokale, të cilat nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht trupi i një njeriu, me siguri piloti, është nxjerr nga ujërat.

Helikopteri ishte një dhurim i Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Kroate. Operacioni për nxjerrjen e helikopterit është duke u zhvilluar, njoftoi ministria.

helikopter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura