FOTO/ Hapi zjarr kundër policisë dhe u arratis duke …, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Itali (EMRI)

Feb 25, 2020 | 16:25
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, pasi gjykata Teramos kishte lëshuar një urdhër për burgim. Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është Rigent Xhixha, 29-vjeç.

rigent xhixha

Xhixha është autor i disa veprave penale si “vrasjes së mbetur në tentative”, “grabitje, marrje të pasurive të vjedhura me dhunë” (ngjarje të ndodhura në 30.01.2020 në Colonnella – Teramo ).

I arrestuari kishte hapur zjarr kundër policisë gjatë një ndjekjeje.

Burri qëlloi pasi ushtria ishte bërë dyshuese për praninë e tij pranë një kafe, në Colonnella (TE) dhe më pas, ai hipi në makinë dhe u arratis, duke gjuajtur drejt policisë.

Më pas ai doli nga makina për t’u larguar në këmbë dhe vazhdoi të qëllonte Karabinierët, të cilët reaguan ndaj zjarrit, por burri u zhduk.

Më pas ai vodhi një motoçikletë për të vazhduar arratisjen.

Burri ishte ndaluar, në qendrën historike të Brindizit, në datën 04.02.2020, nga Karabinierët e Njësisë Hetuese të Brindisi dhe Teramo dhe në rrethanë ai ishte gjetur në posedim të një pistolete të kalibrit Beretta 22, të mbushur me plumba.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura