FOTO/ Grupet e kërkim-shpëtimit rumune largohen nga vendi, Balla merr pjesë në ceremoninë e falënderimit në Rinas

Dec 1, 2019 | 14:12
SHPËRNDAJE

Grupet e kërkim-shpëtimit Rumune, që morën pjesë në operacionin për nxjerrjen e trupave janë larguar sot nga Shqipëria.

balla1

Ambasada e Rumanisë në Tiranë në bashkëpunim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla organizuan sot një ceremoni në bazën ajrore në Rinas për përcjelljen e 52 forcave rumune të emergjencës.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në fjalën e tij falënderoi Rumaninë dhe forcat e saj për profesionalizimin dhe kontributin e dhënë në operacionet e kërkim-shpëtimin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

Lëkundjet e forta të tërmetit, që goditën Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit la pas 51 viktima, ndërsa qindra banesa janë shpallur të pabanueshme.

Shumë prej qytetarëve durrsakë janë akomoduar në hotele, tek të afërmit e tyre, madje disa janë ende nën çadra.

balla2 balla balla 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura