FOTO/ Grabiti 400 mijë euro me një “dorë”, arrestohet 23 vjeçari shqiptar. Në një gropë në oborr u gjetën pako me…

SHPËRNDAJE

Një 23 vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet si një nga katër autorët e grabitjes së 12 gushtit në institutin “La Vigile”, ku u morën 400 mijë euro plaçka.

finta_rapina_pietra_bottino__1__01

Pas arrestimit të tre grabitësve të tjerë, hetimet u përqendruan te një i katërt që ishte kapur nga kamerat e rrugës “Pietra Ligure” dhe “Loano”.

Detajet e tjera që dolën nga hetimet duke u bazuar edhe tek përgjimet telefonike dhe mjedisore, policia e koordinuar nga Prokurori Publik i Savona, bëri të mundur identifikimin e shqiptarit, i cili ishte ndjekur për një kohë të gjatë. Këtë mëngjes një ekip policësh, ndaluan të riut, i cili u strehua në Sestri Ponente, duke e arrestuar.

Në të njëjtën kohë, karabinierët aktivizuan gjithashtu hetime specifike që kishin për qëllim rikuperimin e sendeve të vjedhura, veçanërisht përmes një ekzaminimi të përpiktë të gjurmëve GPS të marra gjatë hetimeve.

Gjatë gërmimeve në afërsi të shtëpisë së tij, u shfaq një pako celofani e zezë që përmbante disa pako kartëmonedhash në emërtime 50 dhe 1000 euro me një shumë totale prej 120,000

I arrestuari u dërgua në burgun e Xhenova Marassi dhe u vu në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

I_77e035cfa0 f_0c962865d9 f_d0e9d75219

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU