FOTO/ Grabitet televizioni lokal në Peqin, hajdutët shkatërrojnë studion dhe vjedhin televizorët

Jan 19, 2020 | 12:54
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peqin, ku televizioni lokal ‘Klaudiana’ ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

BalkanWeb raporton se persona të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma që ndodheshin aty.

Vjedhja është konstatuar nga njëri prej punonjësve tē televizionit, i cili ka shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer.
svvsvs dgsfvsd
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura