FOTO/ “Gjithmonë me ju”, mesazhi i lamtumirës i De Biazit për lojtarët

Sep 1, 2017 | 22:41
SHPËRNDAJE

Xhani De Biazi takoi sot për herë të parë lojtarët e Kombëtares shqiptare që nga momenti kur ai u largua nga pankina kuqezi, vendim të cilin ata e kishin mësuar nëpërmjet SMS-ve të trajnerit në muajin qershor. Por ai u kthye sot përsëri në fushë mes kuqezinjve, për t’i përshëndetur nga afër.

de biazi

Trajneri shkëmbeu përqafime e batuta me lojtarët, por nuk u mjaftua me kaq. Ai postoi në rrjetet sociale edhe një mesazh domethënëse kushtuar lojtarëve , disa prej të cilëve kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij pesëvjeçar në stolin kuqezi.

de biazi111

“Edhe pse nuk jam më trajneri juaj, unë jam dhe do të jem gjithmonë me ju. Forca Shqipëri”, ishte mesazhi i De Biazit që u drejtohej djemve të Kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura