FOTO/ Gjenden pjesët e avionit të zhdukur të “Malaysia Airlines”

Jul 29, 2015 | 21:55
SHPËRNDAJE

Disa pjesë të ndryshme që mendohet të jenë nga trupi i aeroplanit të humbur ‘Malaysia Airlines’, janë gjetur në brigjet e ishullit Reunion, rreth 380 milje detare në brigjet e Madagaskarit.

Foto marre nga "CNN"
Foto marre nga “CNN”

Sipas televizionit amerikan “CNN”, përfaqësues të departamentit francez në Oqeanin Indian, janë duke verifikuar nëse pjesët e gjetura lidhen me zhdukjen e avionit ‘Malaysia Airlines 370’.

Fluturimi MH370 u zhduk pas ngritjes nga Kuala Lumpur, Malajzi, më 8 mars 2014.

Në këtë aksident ajror humbën 239 vetë. Trupat e tyre ende nuk janë gjetur ndërkohë që autoritetet po përpiqen të konfirmojnë nëse pjesët e avionit të gjetur këtë të mërkurë janë të avionit të humbur.

Aktualisht, ekspertët thonë se pjesët e gjetura të avionit, përputhem me ato të fluturimit MH370.

150729124819-reunion-locator-map-exlarge-169 150729131317-02-malaysia-debris-0729-exlarge-169
150729131140-01-malaysia-debris-0729-exlarge-169
150729141055-01-plane-debris-0729-exlarge-169

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura