FOTO/ Genta Ismajli sulmohet nga fansat : “E ke tepruar me…”

Apr 28, 2016 | 19:29
SHPËRNDAJE

Pas bashkëpunimit me “Etno Engjujt” për klipin “Shake it”, këngëtarja kosovare e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është gjithmonë e më shumë prezente në Tiranë. Rasti më i fundit ishte si e ftuar në programin “6 ditë pa Ermalin”, ku xhiroi dhe një video gazmore dhe ku ranë në sy buzët super të trasha pas ndërhyrjes që ka bërë.

Pas videos, 32-vjeçarja e rritur në Çikago, ka shkrepur një foto të fundit portret, pas postimit të së cilës komentet ishin të tmerrshme. “Sa i ke fryrë buzët! Dikur ke qenë superfemër, tani nuk shikohesh me sy. Nuk je më origjinale si më parë sepse të kapi dhe ty lakmia mes kolegeve për të ndryshuar çdo gjë në fytyrën tuaj”, shkruante një vajzë poshtë fotos në Facebook.

DUHFHFHFHDDSDS

Këngëtarja e ritmeve pop, r&b dhe dance është aktive në muzikë që nga viti 2003, periudhë gjatë së cilës ka provuar edhe aktoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura