FOTO- “Gati të hedhim një hap të madh”/ Kryeministri Rama takon rektorët: Një start premtues i bashkëveprimit mes…

Sep 12, 2021 | 22:54
SHPËRNDAJE

Një nga prioritetet e qeverisë së re do të jetë edhe arsimi. Sot, (12 shtator) kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Rektorët dhe drejtuesit e universiteteve në vend.

edi rama rektoret

Në përfundim të takimit, Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ndërsa shkruan se starti është premtues për bashkëveprimin mes institucioneve në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë.

“Një start premtues i bashkëveprimit mes Bordit të Ri të Akreditimit të Universiteteve,  Rektorëve të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, për të garantuar hapin e madh përpara që duhet të hedhim të gjithë së bashku, në funksion të rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura