Gani Bardha fejohet me amerikanen 40-vjeçare, Bleona topless në Karaibe

Jul 25, 2016 | 10:55
SHPËRNDAJE

Tashmë duket se rrugët e tyre janë ndarë me të vërtetë, mjafton të shohim fotot e Gani Bardhës me partneren e re amerikane, dhe fotot nudo të Bleona Qeretit në një nga plazhet e St. Barth në Karaibe. Pas 10 vitesh martesë me biznesmenin shqiptar që jeton në Detroit, Bleona është shkëputur totalisht nga ai, pasi ka deklaruar se pas ndarjes kohët e fundit nuk i përgjigjej as në telefon.

gani_1469434607-5625503

Arsyeja e indiferencës së tij del tani, ndërkohë që flitet se Gani Bardha ka nisur një jetë të re sentimentale me një bionde simpatike, së cilës i ka organizuar dhe ditëlindjen në SHBA, për 40-vjetorin e saj. Ka qenë vetë partnerja e re e Gani Bardhës, e cila ka ndarë me mikeshat emocionet e një nate ndryshe në prani të Bardhës, duke u shprehur me shaka se s’qenka aq keq të festosh 40-vjetorin.

Por kjo nuk është një histori e re dhe që ka nisur së fundi, nëse u referohemi fotove të pakta që Gani poston në profilin e tij në “Facebook”. Pozën e parë çift me partneren ai e postoi në janar të vitit 2015, fill pasi Bleona deklaroi se ishte ndarë përfundimisht nga Gani, pas një dekade bashkë. Edhe pse Bleona deklaroi në intervistat mediatike se ata kishin mbetur miq dhe se i uronte gjithë të mirat e kësaj bote, duket se me nisjen e historisë së re, Gani ka vendosur të shkëpusë komunikimin me këngëtaren, e cila e quan ish-in dashurinë e saj të madhe.

Nga ana tjetër, po vazhdon jetën e saj, duke iu dorëzuar pushimeve luksoze edhe këtë verë. Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet topless dhe tregon linjat shumë seksi, duke dëshmuar pa shumë fjalë kësaj here se është në formën më të mirë fizike. Nuk është hera e parë që Bleona provokon me foto topless, por mediat kësaj here i kanë komentuar shkrepjet e reja si të qëllimta nga ajo, për të sfumuar deri diku lajmin e fejesës së ish-bashkëshortit.

1-390

Në fotot topless, këngëtarja shihet duke pushuar në plazhet e Karaibeve, por nuk dihet nëse ka qenë e shoqëruar nga një person tjetër apo jo. Sa i përket jetës private, këngëtarja ka deklaruar se është single dhe në pritje të burrit të jetës, me të cilin dëshiron të ketë fëmijë. Gjatë këtyre pushimeve ka zbuluar një tjetër hobi të saj, që është edhe zhytja. Bleona ka postuar disa foto duke u zhytur, ku duket se po e shijon shumë këtë sport.

3-8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura