Foto/ Gafa e çuditshme e kundërshtarëve të Partizanit

Jul 26, 2016 | 16:35
SHPËRNDAJE

Red Bull Salzburg, kundërshtari i sotëm i Partizanit në Ligën e Kampioneve, është bërë protagonist i një episodi shumë të veçantë në këtë edicion. Gjatë ndeshjes së turit të dytë të turneut, ndaj letonezëve të FK Liepaja, në fushë ndodhi diçka shumë e çuditshme.

Ulmer me fanellen e Lajpcigut

Nga pamjet televizive dhe fotot, u zbulua se mbrojtësi Andreas Ulmer, nuk mbante veshur fanellën e skuadrës së tij, por atë të një klubi tjetër nën pronësi të kompanisë Red Bull, gjermanëve të Lajpcigut. Fanellat e dy skuadrave, të prodhuar nga e njëjta kompani, janë identike, u ndryshon vetëm logoja e klubit, e vendosur në pjesën e përparme.

Fanella e Salzburg

Ajo që e bën më të çuditshme situatën është se në fillim të ndeshjes, në momentin e fotos zyrtare, Ulmer mbante një fanellë me stemën e Salzburgut. Por në pushim të ndeshjes, ai e ka ndërruar fanellën që mbante veshur duke kërkuar një të padjersitur dhe është kthyer në fushë me atë të Lajpcigut.

Fanella e Lajpcig

Sipas informacioneve të siguruara nga mediat austriake, gabimi që nuk është vënë re nga askush deri pas përfundimit të sfidës, ka ardhur nga një paketim i gabuar që kompania e cila prodhonte këto fanella, i ka dërguar ekipit të Salzburgut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura