FOTO/ Frika e përleshjes mes ultrasve të Romës dhe Feynoordit, furgonët e policisë stacionohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

May 25, 2022 | 17:10
SHPËRNDAJE

Furgonët e Policisë së Shtetit janë stacionuar në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit, në afërsi të Pallatit të Kongreseve, duke bllokuar në këtë mënyrë rrugën për në “Sheshin Italia” në zonën e liqenit artificial, ku janë stacionuar tifozët e ekipit të Romës.

policia 9

Masat e Policisë së Shtetit vijnë në kuadër të planit për mbarvajtjen e finales së Conference League që pritet të lughet mbrëmjen e kësaj të mërkure mes Feynoordit dhe Romës në “Air Albania”.

Për të shmangur një përplasje të mundshme mes dy tifozërive, furgonët e policisë janë bërë barrikadë në rrugën që lidh ultrasit e dy ekipeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura