FOTO/ Fitoi betejën me koronavirusin, ja momentet kur profesor Dhimitër Kraja lë spitalin Infektiv

Apr 4, 2020 | 12:37
SHPËRNDAJE

dhimiter rkaja spital2

Profesori Dhimitër Kraja ka lënë sot ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë, i shëruar nga koronavirusi.

Në spitalin ku u kthye për t’i shërbyer të infektuarve, pas shpërthimit të virusit në vendin tonë, mjeku i njohur u prek edhe vetë nga Covid-19, por ai ka dalë ta mposhtë atë.

Siç shihet në foton që ka siguruar Panorama, profesori po del nga ambientet e Infektivit me një çantë në dorë dhe me maskë në fytyrë.

Lajmin për shërimin e profesorit e dha ministrja Ogerta Manastirliu e cila shkruajti në rrjetet sociale:

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”- shkruan ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu.

Mjeku Kraja pas 48 vitesh në sherbim, ishte ndër të paret që iu bashkua thirrjes për staf e personel mjekësor në emergjencën që po kalon vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura