(FOTO) Fillon numërimi mbrapsht për “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis “nxemjen” para performancës

Aug 4, 2022 | 14:25
SHPËRNDAJE

Ka filluar numërimi mbrapsht për “Sunny Hill Festival”.

Festivali do të nis sonte dhe për katër ditë do të sjell në skenën e tij emra të mëdhenj të muzikës botërore, përfshirë J Balvin dhe Dua Lipën. Kjo e fundit mbërriti në vendlindjen e saj mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa ditën e sotme disa orë para festivalit, 26-vjeçarja ka publikuar imazhet e para nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet “Sunny Hill”, ndërsa u shpreh se mezi pret natën e sotme.

“Kontrolli i zërit në mëngjes, mezi po pres natën e sotme, nata 1 nga 4, Sunny Hill Festival”, ka shkruar Dua në një postim në Instastory.

Dua pritet të perfomojë sonte duke bërë këtë hapjen e festivalit katër ditor, ndërsa nuk do të mungojnë as performanca nga artistët tanë si: Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.

Më tej Telegrafi konfirmoi se gjatë ditës së sotme Dua Lipa do të mbajë edhe një konferencë për media.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura