FOTO/ Fidel Kastro, me dy ora “Rolex” në takimin me Hrushovin

Jun 10, 2015 | 10:54
SHPËRNDAJE

Dy muaj pasi administrata e Kenedisë ua ndaloi amerikanëve çdo transaksion me Kubën, lideri i Bashkimit Sovjetik në atë kohë, Nikita Hrushovi priti në një takim Fidel Kastron, më 27 prill 1963.

Fidel Kastro (djathtas) me dy ora “Rolex” dhe përballë tij, Nikita Hurshov

Ajo ishte vizita e parë e Kastros në Bashkimit Sovjetik. Kjo foto është bërë gjatë një takimi të ish-liderit të Kubës me disa zyrtarë të lartë të Bashkimit Sovjetik.

Nga fotoja duket qartë se Kastro ka vënë dy ora në dorën e majtë dhe është duke ndezur një cigare puro. Ndërkohë, “shokët” rusë janë duke e vëzhguar me buzëqeshje, përfshirë këtu edhe Hrushovin.

Dy orët e Kastros

Por cili ka qenë kuptimi i vendosjes së dy orëve të shtrenjta? Disa analistë thonë se Kastro mbante dy ora, ku njëra ishte e azhornuar me orën lokale në Moskë dhe tjetra me atë në Kubë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura