FOTO/ Familja Kërkuta në Mat përjeton tragjedinë e dytë, në vitin 2000 u kishte vdekur dhe…

Aug 20, 2018 | 22:05
SHPËRNDAJE

Humbja e jetës së 26-vjeçarit në Greqi është tragjedia e dytë që prek familjen e Nerim Kërtukës.

Në vitin 2000, pas shpërthimit të disa predhave luftarake në Pyllin e Kadiut, humbi jetën djali i madh i tij, ndërsa mbeti i plagosur rëndë Joni Kërtuka, djali që tri ditë më parë humbi jetën në Greqi.

rrufe

Ky i fundit u mbijetoi plagëve dhe pas një kurimi më shumë se gjashtë muaj iu rikthye normalitetit. Vitet e fundit, Joni kishte emigruar disa herë në Greqi, por udhëtimi i fundit rezultoi fatal për të.

Tashmë, pas humbjes së dy djemve në një moshë fare të re, kryefamiljari Nerim Kërtuka ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike, gjë e cila e ka shtyrë dhe drejt aktit të vetëflijimit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura