Foto/ Është stadiumi më i shtrenjtë në Angli, shikoni pamjen që po merr shtëpia e re e Totenhemit

Apr 19, 2018 | 10:58
SHPËRNDAJE

Kanë mbetur 4 muaj nga afati i përfundimit, por shtëpia e re e Totenhemit ka arritur në detajet estetike të përfundimit. Elementët e fundit të çatisë dhe veshja e impiantit 62 mijë vendesh me strukturën e dritave LED, ka përfunduar dhe që tani mund të themi se stadiumi më i shtrenjtë në Britani do të jetë thjesht spektakolar.
IMG_20180418_141843
Puna 24-orëshe 7 ditë të javës, do të thotë se stadiumi i ri, i cili do të quhet thjesht “Stadiumi i Totenhemit” derisa të gjendet një sponsor për emrin, do të jetë gati për ndeshjen e parë të sezonit 2018-19. Stadiumi më i kushtueshëm që është ndërtuar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili rrezikon të kalojë koston e 1 miliard paundëve, do të jetë edhe më i shtrenjti për tifozët. Një abone sezonale për personat e rritur që duan të ndjekin Spërsat, do të kushtojë 795 paund.

stadium1.0.0178384
aerial_jan23_730c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura