FOTO-VIDEO/ Erion Veliaj shkon në ditën e parë të punës me autobus

Jul 31, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Erion Veliaj ka zgjedhur që ditën e parë të punës në Bashkinë e Tiranës ta nisë duke shkuar me autobus.
Fotot e Veliajt që pret në stacion dhe merr autobusin e linjës së Tiranës së Re, janë shpërndarë në fanpage e ‘Çudira Shqiptare’.

Kryetari i Bashkise Erion Veliaj ne stacion autobusi
Kryetari i Bashkise Erion Veliaj ne stacion autobusi

Video e xhiruar me celular tregon kryebashkiakun e Tiranës që shoqërohet në këtë udhëtim nga Arbian Mazniku. Ky i fundit, është përfolur si një nga nënkryetarët e ardhshëm të Bashkisë Tiranë.

Në video duken ata të dy të cilët qëndrojnë në këmbë, ndërsa qytetarët e tjerë dhe fatorino janë krejt indiferentë.

veliaj222
“Sapo na erdhen ne inbox foto te kryetarit te bashkise Veliaj qe paska shkuar me autobus sot ne pune”,- shkruan faqja e ‘Çudira Shqiptare’.

veliaj-mazniku-autobus-700x554

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura