FOTO EKSKLUZIVE/ Luftëtari dhe Laçi bëhen bashkë para shortit

Jun 20, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Pas pak minutash (ora 12:00) në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë të Ligës së Europës, ku marrin pjesë Luftëtari, Laçi dhe Partizani. Drejtuesit e klubit gjirokastrit dhe atij kurbinas kanë preferuar që përpara hedhjes së shortit të pozojnë së bashku në ambjentet e UEFA-s.

35834423_10160450090715246_3272431991953293312_n

Dy zv.presidentët e Luftëtarit dhe Laçit, Harrallamb Tavo e Kleo Laska, si dhe shefi i klubit gjirokastrit, Gentian Nora, kanë zgjedhur që të qëndrojnë së bashku para shortit.

35774442_1844927675557910_4642459708211331072_n

“Panorama Sport” ka siguruar këtë foto, teksa drejtuesit e dy klubeve, që janë njëkohësisht edhe djemtë e presidentëve, luten për fat në short. Mes përfaqësuesve të klubeve të Superiores, ndodhet edhe zyrtari i maqedonasve të Rabotniçkit, Arjan Rexhepi, i cili është gjithashtu shqiptar.

DARIO PALI – DREJTOR I LAÇIT

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura